Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit arrin në Uruguai
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i72822-ministri_i_jashtëm_i_republikës_islamike_të_iranit_arrin_në_uruguai
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të një turneu në vendet e Afrikës dhe Amerikës së jugut, pas vizitës së tij njëditore në Brazil ku u takua me ministrin e jashtëm dhe presidentin e këtij vendi, shkoi për në Uruguai.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 11, 2018 04:37 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit arrin në Uruguai

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të një turneu në vendet e Afrikës dhe Amerikës së jugut, pas vizitës së tij njëditore në Brazil ku u takua me ministrin e jashtëm dhe presidentin e këtij vendi, shkoi për në Uruguai.

Muhamed Xhavad Zarif në krye të një delegacioni politik dhe ekonomik, shkoi për në Senegal dhe pas takimeve që pati me ministrin e jashtëm, presidentin dhe kryetarin e parlamentit të këtij vendi dhe pas pjesëmarrjes në takimin e Asamblesë Ekonomike Iran-Senegal, u nis drejt Brazilit. Gjatë qëndrimit në Brazil shefi i diplomacisë iraniane diskutoi me autoritet e këtij vendi për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje ndërkombëtare. Pas vizitës në Uruguai, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, pritet të shkojë në Namibia.