Velajati: Krimet e sionistëve nuk do të mbesin pa përgjigje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i72842-velajati_krimet_e_sionistëve_nuk_do_të_mbesin_pa_përgjigje
Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit ka theksuar përsëri se krimet e sionistëve që kanë kryer në bazën ajrore T-4 të Sirisë, nuk do të mbesin pa përgjigje.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 11, 2018 08:53 Europe/Tirane
  • Velajati: Krimet e sionistëve nuk do të mbesin pa përgjigje

Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit ka theksuar përsëri se krimet e sionistëve që kanë kryer në bazën ajrore T-4 të Sirisë, nuk do të mbesin pa përgjigje.

Ali Akbar Velajaiti të mërkurën në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA në Damask, në lidhje me sulmin ajror të regjimit sionist kundër bazës ajrore T-4 të Sirisë, ka thënë: "Armiqtë e Umetit Islam duhet ta dinë se agresione të tilla tregojnë vetëm dobësinë e tyre dhe në mënyrë të prerë nuk do të kenë përgjigje të fortë". Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu vuri në dukje edhe akuzat e Amerikës kundër Sirisë për përdorimin e armëve kimike në qytetin Duma në Ghuta Lindore dhe deklaroi: "Qeveria e Sirisë disa vite më parë ka dorëzuar të gjitha armët kimike në qarqet përkatëse ndërkombëtare dhe depot e saj janë zbrazur tërësisht dhe janë inspektuar nga autoritetet ndërkombëtare. Ushtria e Sirisë ka shënuar fitore të mëdha me thyerjen e terroristëve në Ghuta Lindore dhe tani pas shtatë viteve është vendosur siguria në rajonet rreth Damaskut, prandaj Amerika dhe aleatet e saj me komplote të reja po mundohen të mbulojnë disfatat e veta në Siri".