Ministri i punëve të jashtme të Iranit arrin në Namibia
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i72910-ministri_i_punëve_të_jashtme_të_iranit_arrin_në_namibia
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në fund të turneut të tij në disa vende të Amerikës Latine dhe të Afrikës, arriti në Windhoek, kryeqytetin e Namibias.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 12, 2018 08:31 Europe/Tirane
  • Ministri i punëve të jashtme të Iranit arrin në Namibia

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në fund të turneut të tij në disa vende të Amerikës Latine dhe të Afrikës, arriti në Windhoek, kryeqytetin e Namibias.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, para se të shkojë në vendin afrikan Namibia, ka zhvilluar një vizitë në Uruguai ku ka zhvilluar takime dhe bisedime me presidentin, me ministrin e punëve të jashtme dhe me kryetarin Parlamentin e të këtij vendi si dhe ka marrë pjesë në takimin tregtar mes Iranit dhe Uruguait. Ministri i punëve të jashtme të Iranit para vizitës në Uruguai, ka vizituar edhe Brazilin dhe Senegalin. Z. Zarif në këto vizita përveç takimeve me funksionarët e lartë të këtyre vendeve dhe bisedimeve në lidhje me zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në lidhje me zhvillimet më të fundit rajonale dhe ndërkombëtare, ka marrë pjesë edhe në takimet ekonomike dhe tregtare që janë zhvilluar mes të dy vendeve.