Kasemi: Franca të mos ndikohet nga pretendimet e princit saudit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i72956-kasemi_franca_të_mos_ndikohet_nga_pretendimet_e_princit_saudit
Autoritet franceze nuk duhet të ndikohen nga pretendimet aventureske të princit pa eksperiencë dhe luftënxitës të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 13, 2018 04:32 Europe/Tirane
  • Kasemi: Franca të mos ndikohet nga pretendimet e princit saudit

Autoritet franceze nuk duhet të ndikohen nga pretendimet aventureske të princit pa eksperiencë dhe luftënxitës të Arabisë Saudite.

Kështu deklaroi Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit i cili duke reaguar ndaj deklaratës së përbashkët të Francës dhe Arabisë Saudite, e cila u nxor në përfundim të vizitës së Muhamed Bin Selman në Paris, deklaratë e cila parashtron disa akuza kundër Iranit tha: Nga Franca si një anëtar i grupit 5+1 pritet që të mos ndikohet nga pretendimet dhe akuzat e përsëritura dhe mashtruese të Arabisë Saudite e cila gjithmonë ka qenë kundër marrëveshjes bërthamore. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ndër të tjera shtoi: përkundër asaj që është pretenduar në deklaratën e përbashkët të Francës dhe Arabisë Saudite, Irani gjithmonë ka hedhur hapa në vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë së vendeve të rajonit dhe në luftën kundër grupeve terroriste dhe thekson se e vetmja rrugë për kthimin e sigurisë dhe rendit në Azinë perëndimore është dialogu mes vendeve të rajonit. Zëdhënësi Kasemi tha se programi raketor i Iranit ka karakter vetëm mbrojtës dhe shtoi: Autoritetet franceze ndoshta e dinë se programi raketor i Iranit ka karakter parandalues dhe mbrojtës dhe nuk kërcënon sigurinë apo interesat e asnjë vendi. Autoritetet franceze duke zbatuar kërkesat e opinionit publik në Francë duhet të rishikojnë politikat e tyre të shitjes së armëve për Arabinë Saudite e cila po vret dhe gjakos popullin jemenas.