Gjeneral Dehkan: Populli i Sirisë, do t'i japë përgjigjen agresionit të Amerikës
Këshilltari i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në çështjet e industrisë ushtarake, vuri në dukje sulmin raketor të Amerikës, Anglisë dhe Francës kundër Sirisë dhe deklaroi: "Ky është një agresion ushtarak i hapur dhe populli i Sirisë do t'i japë përgjigjen e duhur".
Gjeneral Husejn Dehkan të shtunën tha se ky sulm nuk do të ushtrojë kurrfarë ndikimi mbi vullnetin e popullit të Sirisë dhe mbi rezistencën, ndërsa theksoi: "Amerika po prezanton veten si shtypës i grupit terrorist ISIS, gjë që është një gënjeshtër e mardhe sepse nuk ka vepruar asnjë ndryshe, përveç në favor të shpëtimit të terroristëve të ISIS nga sulmet e ushtrisë së Sirisë. Të gjitha armët kimike janë në dispozicion të terroristëve dhe ata me mbështetjen e Amerikës dhe të shteteve perëndimore, por kryejnë sulme çnjerëzore kimike në Siri dhe të gjithë e dinë se terroristët janë faktorë të Amerikanëve".