Gjeneral Hatemi: Sulmet ndaj Sirisë shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare
Ministri i mbrojtjes i RII i ka përshkruar sulmet e fundit të SHBA, Francës dhe Britanisë si shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës humanitare.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, gjeneral Amir Hatemi në një bisedë telefonike me Ali Ajub, ministrin e mbrojtjes të Sirisë, sulmet raketore kundër Sirisë i ka konsideruar një shembull tjetër të qartë të praktikës kriminale të arrogancës ndërkombëtare kundër popullit të shtypur. Ai ka shtuar: Arrogantët që urdhëruan sulmet me raketa në Siri, e dinin se raketat e tyre nuk mund të dobësojnë vullnetin e rezistencës siriane dhe të qeverisë siriane për të mbrojtur popullin e saj dhe për të rivendosur stabilitetin dhe sigurinë në Siri. Ministri i mbrojtjes i Iranit theksoi se ushtria siriane ka përballuar me sukses këto sulme raketore dhe ka bërë një hap të madh drejt një fitore përfundimtare mbi elementet sektare dhe terroriste. Të shtunën Amerika, Franca dhe Britania kanë sulmuar Sirinë nën pretekstin e sulmeve me armë kimike të ndodhura ditë më parë në Duma të Sirisë.