Ministri i jashtëm i RII niset për në Dushanbe
Ministri i jashtëm i RII sot (e hënë) në krye të një delegacioni të lartë politik është nisur për në Dushanbe, kryeqytet i Taxhikistanit, për të marrë pjesë në samitin e 23 të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të ECO.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, MOhamed Xhevad Zarif, ministër i jashtëm i RII pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Taxhikistanit, për të diskutuar në lidhje me mënyrat e zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit dypalësh. ECO është një organizatë rajonale e cila është themeluar në vitin 1985 nga ana e Iranit, Pakistanit dhe Turqisë, me qëllim avancimin e bashkëpunimit ekonomik, teknologjik dhe kulturor midis vendeve anëtare të kësaj organizate. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik (ECO) aktualisht përbëhet nga Irani, Turqia, Pakistani, Afganistani, Turkmenistani, Kirgizistani, Uzbekistani, Kazakistani, Taxhikistani dhe Republika e Azerbajxhanit.