Sulmet ndaj Sirisë dëshmojnë falimentimin politik të SHBA dhe aleatëve të saj
Sulmet kundër Sirisë u kryen nën pretekstin e ngjashëm me atë të përdorur nga ish Sekretari i Shtetit i SHBA, Colin Powell, që çoi në pushtimin e Irakut në vitin 2003, u tha gazetarëve të hënën kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit Ali Akbar Salehi, i cili shtoi: " Këto sulme dëshmuan falimentimin politik të Uashingtonit dhe aleatëve të tij".
Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në shkurt 2003, Powell pretendoi se Iraku ishte përpjekur të blinte uranium nga Nigeria për ta përdorur atë për qëllime jo paqësore, megjithatë, pas dy vitesh, u provua se dokumentet e tij ishin të rreme, shtoi Salehi. Ai vuri në dukje se pretendimet e rreme të SHBA i kanë bërë popujt në mbarë botën më vigjilentë dhe të njohur me "fytyrën e vërtetë të vendeve agresore". Është bërë e qartë për njerëzit se çfarë është "politika e pamatur, mizore dhe e egër" që pushtetarët amerikanë kanë aplikuar për Sirinë, theksoi Salehi. Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, deklaroi gjithashtu se disa donin të tregonin Iranin si armik të arabëve, por ishte e qartë se kush ishte armiku i vërtetë i arabëve. " Disa vende arabe e kanë rehabilituar Izraelin, i cili është armik i arabëve dhe i tokave të shenjta të arabëve dhe myslimanëve, por këto vende janë të armatosur dhe dënojnë Iranin që mbështet të shtypurit, megjithatë kjo rrugë nuk do t'i çojë ata askund", tha Ali Akbar Salehi.