Zarif: Populli taxhik, vëlla me gjuhë dhe botë të përbashkët me iranianët
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë në një takim me punonjësit e ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Taxhikistan ka thënë se marrëdhëniet e Teheranit dhe Dushanbesë janë historike dhe shtoi se populli taxhik është vëlla me gjuhë dhe botë të përbashkët me popullin iranian.
Muhamed Xhavad Zarif duke përmendur rolin e rëndësishëm të punonjësve të përfaqësive diplomatike të Iranit jashtë vendit dhe sidomos në ato vende ku gjuha dhe kultura është e përbashkët si Taxhikistani, theksoi se të përbashkëtat kulturore dhe historike kanë ndikim në marrëdhëniet mes dy vendeve. Shefi diplomacisë iraniane theksoi domosdoshmërinë e zgjerimit të marrëdhënieve të Iranit dhe Taxhikistanit në të gjitha fushat kryesisht atë ekonomike dhe shtoi: Interesimi dhe miqësia mes dy vendeve është e thellë dhe shumë e gjerë. Ministri i jashtm i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë u takua me Emamali Rahman president i Taxhikistanit me të cilin diskutoi për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat. Ditën e hënë shefi diplomacisë iraniane Muhamed Xhavad Zarif në krye të një delegacioni politik arriti në Taxhikistan për të marrë pjesë në takimin e 23-të të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare në organizatën ECO. Taxhikistani, Irani, Turqia, Pakistani, Afganistani, Turkmenistani, Kazakistani, Kirgizistani, Uzbekistani dhe republika e Azerbajxhanit janë 10 vendet anëtare të organizatës ECO.