Ruhani: Fuqitë e huaja në mënyrë arbitrare po sulmojnë një vend tjetër
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se fuqitë e huaja përkundër të gjitha ligjeve ndërkombëtar, po ndërhyjnë në çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme dhe për kundër Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe përkundër të gjitha ligjeve ndërkombëtare, në mënyrë arbitrare po sulmojnë ushtarakisht një vend tjetër të pavarur.
Amerika së bashku me Britaninë e Madhe dhe Francën dhe me pretendimin e pavërtetuar se qeveria e Sirisë ka përdorur armë kimike në qytetin Duma, më 14 prill kanë sulmuar me mbi 110 raketa disa objektiva në Damask dhe Homs të Sirisë. Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën (sot) në ceremoninë e manifestimit të Ditës së Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit pranë mauzoleut të Imam Khomejnit (ra) në jug të Teheranit, theksoi se rreth Iranit dhe në rajonin e Azisë Perëndimore, fuqitë e huaja agresore kanë bërë strofull dhe kanë prani të paligjshme. "Në këtë rajon fuqitë e mëdha po përdorin grupet terroriste si vegël për realizimin e qëllimeve të tyre",- shtoi presidenti iranian. Z. Ruhani në vazhdim tha: "Detyrë e ushtrisë është mbrojtja e tërësisë territoriale dhe ruajtja e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit dhe gjithashtu mbrojtja e pavarësisë së vendit. Irani ka nevojë për fuqi dhe armë mbrojtëse në mënyrë që të vazhdojë rezistencën e vet përball komploteve të fuqive të mëdha dhe të mos lejojë terroristët të rrisin ambiciet e tyre për të depërtuar brenda në Iran. Politika e Iranit në rajon është e bazuar mbi respektimin e fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit, prandaj vendet e rajonit gjithashtu nuk duhet të synojnë blerjen e sigurisë dhe fuqisë së tyre nga fuqitë e mëdha botërore ose nga një regjim i paligjshëm në rajon", - tha ndër të tjera z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit.