Zarif Paralajmëron Amerikën mbi marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i73482-zarif_paralajmëron_amerikën_mbi_marrëveshjen_bërthamore
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke paralajmëruar Amerikën ka thënë se dalja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore do të ketë pasoja të papëlqyeshme për Uashingtonin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 20, 2018 04:59 Europe/Tirane
  • Zarif Paralajmëron Amerikën mbi marrëveshjen bërthamore

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke paralajmëruar Amerikën ka thënë se dalja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore do të ketë pasoja të papëlqyeshme për Uashingtonin.

Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka kërkuar anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Muhamed Xhavad Zarif ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e AP të OKB për paqen e qëndrueshme. Ai në përgjigje të interesit të gazetarëve par largimin e mundshëm të Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka thënë se në këtë rast Republika Islamike e Iranit do të veprojë sipas interesave të saj dhe në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe jashtë saj ka opsione të shumta për të vepruar dhe padyshim reagimi i Iranit që do të pësohet nga reagimi i Bashkësisë ndërkombëtare do të ketë pasoja të papëlqyeshme për Amerikën. Donald Trump president i Amerikës ka kërkuar ndryshimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe grupit 5+1 për të plotësuar vetëm interesat e Amerikës. Ai më 12 janar aprovoi pezullimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit mirëpo ka vendosur si kusht qasjen në qendrat ushtarake të Iranit dhe embargon raketore të Iranit si kusht për vazhdimin e qëndrimit ë Amerikës në marrëveshjen bërthamore. Ai i ka dhënë afat Kongresit dhe Bashkimit Evropian që të veprojnë në këtë drejtim deri më datë 12 në rast të kundër do të shpallë daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Ndërkohë Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane dhe shumë funksionarë të tjerë të Evropës, theksojnë se marrëveshja bërthamore i përket bashkësisë ndërkombëtare dhe shton se ajo nuk është një marrëveshje dypalëshe që të mund të ndryshohet. Bota përkundër presidentit Trump kërkon ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Marrëveshja bërthamore ka nisur të zbatohet që prej vitit 2016.  Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i ANEA ashtu si në të kaluarën në raportin e dhjetë në mbledhjen periodike të Këshillit të Guvernatorëve të ANEA u mbajt në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë ka raportuar zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Republikës Islamike të Iranit. Në këtë mbledhje u shqyrtua raporti i ri i Jokia Amano i cili konfirmon se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Raporti i fundit periodik i ANEA në lidhje me Iranin është publikuar dhe vendosur në dispozicion të Këshillit të Guvernatorëve të ANEA. Vlen të theksohet se ky është raporti i dhjetë i Jokia Amanos që publikohet që nga fillimi i zbatimit të marrëveshjes bërthamore e deri më tani dhe raporti i 5 i ANEA që publikohet pas fillimit të punës së qeverisë së Donald Trump, presidentit të Amerikës, që vazhdimisht konfirmohet se Irani ka zbatuar angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1 dhe të mbështetur me rezolutën 2231 të KS të OKB.