Lideri suprem thekson forcimin akoma më të madh të ushtrisë
Mbështetja tek potenciali vendas dhe përdorimi i eksperiencave të rëndësishme të mbrojtjes së lavdishme, janë faktorë që e kanë bërë Iranin sot një fuqi preventuese ku askush nuk guxon të kërcënojë këtë vend.
Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, njëkohësisht komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Iranit, në takimin e së dielës me komandantët dhe oficerët e forcave tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, theksoi se sukseset duhet vazhdojnë me qëllim që ushtria e së nesërmes të jetë më e fuqishme, më e mirë, më funksionalë dhe më revolucionare sesa ushtria e sotme. Theksimi i liderit suprem në ngritjen e kapacitetit evolues të ushtrisë, tregon rëndësinë që ka shtimi i fuqisë dhe i potencialit të forcave të armatosura në përballje me kërcënimet e mundshme. Gjeneral Amir Hatami, ministër i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit lidhur me këtë ka thënë; Duke pasur parasysh nivelin e armiqësisë kundër Iranit, në vend është krijuar strategji e cila i ka dhënë mundësi Iranit të arrijë potenciale dhe kapacitete të fuqishme mbrojtëse. Duke pasur parasysh periudhën e luftës Iran-Irak dhe duke pasur parasysh kushtet e ndjeshme të rajonit, forcimi i parametrave të mbrojtjes dhe progresi në këtë fushë, është domosdoshmëri për sigurinë e vendit. Për këtë lëvizja përpara duhet të jetë e vazhdueshme dhe pa ndërprerje. Nuk duhet pasur dyshim se Irani nuk synon të kryejë asnjë agresion dhe asnjë akt hegjemonist mirëpo gjithmonë është i vendosur për ngritjen e kapacitetit të forcave ushtarake për t’u përballur me ata elementë që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm në rajon. Sipas parametrave të mbrojtjes dhe ato ushtarake, Republika Islamike e Iranit aktualisht ka fuqinë e nevojshme preventuese për tu përballur me çdo lloj kërcënimi. Gatishmëria aktuale e Iranit, është rezultat i novacioneve dhe i përpjekjeve të ekspertëve të rinj që me shpirt revolucionar janë angazhuar në industrinë e mbrojtjes. Nga ana tjetër duke pasur parasysh lidhjen e fuqishme dhe unike të popullit me të gjitha organet mbrojtëse të Iranit, si ushtria dhe garda revolucionare, fuqia mbrojtëse e Iranit ka arritur nivelin më të lartë preventuese dhe reagues në përballje me kërcënimet. Në këtë mes një prej faktorëve më të rëndësishëm mbrojtës të Iranit, është kapaciteti raketor i cili ka rëndësi strategjike në parandalimin e kërcënimeve të mundshme. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit lidhur me këtë ka thënë: Ne për të mbrojtur popullin dhe vendin tonë, nuk vëmë në dyshim përdorimin e çdo lloj arme dhe nuk dyshojmë aspak në prodhimin, depozitimin dhe përdorimin e tyre në raste të nevojshme. Padyshim se kapacitetet dhe potencialet e krijuara në këtë fushë, përbëjnë element tepër të rëndësishëm të forcave të armatosura në përballje me armiqtë, kapacitete të cilat janë arritur duke mbështetur tek fuqia e ekspertëve vendas dhe tek dija e re ushtarake dhe mbrojtëse. Për këtë arsye lideri suprem i revolucionit islamik, pasi falënderoi punën dhe kontributin e personelit të vjetër të ushtrisë shpresoi se ardhmja e këtij organi do të jetë akoma më e ndritur dhe fuqia e ushtrisë do të shtohet akoma më shumë me përpjekjet e palodhura të brezit të ri.