Shefat e marinës iraniane në Teheran: "Irani nuk pranon nënshtrimin"
Zyrtari i lartë ushtarak i Iranit para shefave të marinës iraniane ka thënë që SHBA ka pjellë kriza nëpër një hapësirë të madhe të Azisë Perëndimore duke vepruar si mbrojtës të grupit terrorist ISIS.
Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit gjeneralmajor Mohamed Bakeri i bëri këto komente në Simpoziumin e 6-të të Marinës së Oqeanit Indian që u mbajt në Teheran të hënën. Në këtë eveniment marrin pjesë 35 delegacione ushtarake të rangut të lartë nga e gjithë bota. "Duke mbështetur ISIS-in, Shtetet e Bashkuara kanë shkaktuar tek një pjesë e madhe e Azisë Perëndimore kriza dhe kanë hapur rrugën për zhvendosje dhe gjakderdhje" tha ai. Bakeri tha: "Shtetet e Bashkuara dhe disa aleatë të tyre kanë shkaktuar çrregullime në të gjithë botën duke dërguar njësi ushtarake në rajone të ndryshme dhe duke përdorur gjuhën e forcës". Ai përshkroi sulmin e koordinuar të kohëve të fundit nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kundër kryeqytetit sirian Damask dhe qytetit perëndimor sirian të Homsit, si një shembull i qartë i "sjelljeve të paligjshme".