Zarif: Mosbesimi te Amerika është thelluar edhe më shumë në Iran
Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka deklaruar se Irani nuk është vend ku sundon vetëm një zë dhe shtoi se mosbesimi te Amerika është thelluar edhe më shumë në Iran.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me të përjavshmen "The New Yorker" e cila u publikuar sot, ka hedhur poshtë mundësin për vendosjen e kushtëzimit dhe interpretimit të ri të marrëveshjes bërthamore dhe ka thënë se negociatat e vendeve evropiane me Amerikën për respektimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Uashingtonit, është i vetmi skenar që mund të pranohet nga Irani. Z. Zarif duke thënë se Donald Trump, presidenti i Amerikës, më 15 maj do të mundohet të krijojë pengesa në marrëdhëniet normale tregtare me Iranin dhe shtoi se për Iranin është i rëndësishëm shfrytëzimi i privilegjeve të marrëveshjes bërthamore. Ministri i jashtëm iranian në vazhdim theksoi: "Amerika jo vetëm që nuk ka zbatuar pjesën e vet të angazhimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore, por ka paraqitur edhe kërkesa më të mëdha. Uashingtoni me këtë veprim të tij, ka dërguar një mesazh shumë të rrezikshëm për popullin e Iranit dhe për popujt e botës në përgjithësi që kurrë nuk duhet bërë marrëveshje me Amerikën". Në përgjigje të kësaj pyetje në rast të anulimit të marrëveshjes bërthamore, a ekziston mundësi për negociata të reja mes Iranit dhe Amerikës, z. Zarif tha: "Diplomacia kurrë nuk vdes, mirëpo nuk është kështu që Amerika të jetë e vetmja rrugë për negociata". Në lidhje me veprimet e mundshme të Teheranit në rast të daljes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore, Zarif theksoi: "Vendimi i Iranit çfarëdo që të jetë, me padyshim se nuk do të jetë i mirë për amerikanët".