Zarif: "Ose gjithçka, ose asgjë"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i73784-zarif_ose_gjithçka_ose_asgjë
Irani thekson se nënshkruesit evropianë të marrëveshjes shumëpalëshe bërthamore të arritur mes Teheranit dhe grupit G 5 + 1 duhet të bindin presidentin amerikan Donald Trump të mos tërhiqet nga marrëveshja, sepse nuk ka "Plan B" për të.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 23, 2018 15:19 Europe/Tirane
  • Zarif:

Irani thekson se nënshkruesit evropianë të marrëveshjes shumëpalëshe bërthamore të arritur mes Teheranit dhe grupit G 5 + 1 duhet të bindin presidentin amerikan Donald Trump të mos tërhiqet nga marrëveshja, sepse nuk ka "Plan B" për të.

" Çështja është, ose gjithçka, ose asgjë. Udhëheqësit evropianë duhet ta inkurajojnë Presidentin Trump jo vetëm për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore, por më e rëndësishmja, të fillojë zbatimin e pjesës së tij të marrëveshjes ", theksoi të hënën ministri i jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në një postim të tij në llogarinë zyrtare në Twitter. Në postimin e tij, Zarif shtoi: "Presidenti Macron është i saktë kur thotë se nuk ka 'Plan B' për marrëveshjen bërthamore". "Ose kjo marrëveshje do të zbatohet e plotë, ose nuk do të mbetet asgjë nga ajo", shton shefi i diplomacisë së Iranit. Nga ana tjetër, zëvendësministri i jashtëm iranian paralajmëroi kundër sabotimit të marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe fuqive botërore në vitin 2015 dhe tha se Republika Islamike është e gatshme të rifillojë aktivitetet paqësore bërthamore. "Marrëveshja bërthamore e Iranit bazohet në dy shtylla; Angazhimi i Iranit ndaj detyrimeve të tij dhe heqja e sanksioneve të imponuara ndaj Iranit; nëse SHBA-të tërhiqen, një nga shtyllat e marrëveshjes bërthamore do të shembet dhe si rezultat e gjithë marrëveshja bërthamore mund të çmontohet, tha Abas Erakçi në një intervistë me gazetën Aftenposten që botohet në Oslo.