Zarif kërkon mirëbesim dhe bashkëpunim mes vendeve të rajonit
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, theksoi anashkalimin e armiqësive në rajon dhe kërkoi bashkëpunim dhe mirëbesim mes vendeve të rajonit.
Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij në Twitter deklaroi; Në këshillin për marrëdhëniet me jashtë kamë theksuar dhe sot do ta theksoj përsëri në AP të OKB se për në ne në gjirin Persik është e nevojshme që të ndryshojmë parametrat dhe të lëmë mënjanë armiqësitë dhe mëritë dhe të hedhim hapa drejt bashkëpunimit dhe mirëbesimit. Unë ftoj fqinjët dhe OKB që të mbështesin idenë e “Dialogut Rajonal”. Muhamed Xhavad Zarif ditën e enjte ka shkuar në AP të OKB për të marrë pjesë në takimin e lartë të Paqes së Qëndrueshme dhe për të mbajtur një fjalim në këshillin për marrëdhëniet me jashtë të Amerikës. Fjalimi i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në këshillin për marrëdhëniet me jashtë të Amerikës do të mbahet sot. Shefi i diplomacisë iraniane e cilësi të domosdoshme krijimin e një asambleje për dialogun rajonal.