Ruhani: Për Lindjen e Mesme nuk vendos Shtëpia e Bardhë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i73930-ruhani_për_lindjen_e_mesme_nuk_vendos_shtëpia_e_bardhë
Presidenti iranian z. Hasan Ruhani ka kritikuar ndërhyrjet e SHBA në Lindjen e Mesme, duke thënë se Shtëpia e Bardhë nuk mund të marrë vendime për të gjitha shtetet në këtë rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 25, 2018 15:39 Europe/Tirane
  • Ruhani: Për Lindjen e Mesme nuk vendos Shtëpia e Bardhë

Presidenti iranian z. Hasan Ruhani ka kritikuar ndërhyrjet e SHBA në Lindjen e Mesme, duke thënë se Shtëpia e Bardhë nuk mund të marrë vendime për të gjitha shtetet në këtë rajon.

Duke folur të mërkurën në një ceremoni në qytetin veriperëndimor të Tabrizit, Ruhani tha se shumë nga problemet me të cilat ballafaqohet Lindja e Mesme rrjedhin nga pikëpamjet dhe deklaratat e gabuara në lidhje me popujt e saj, duke shtuar se disa vende mendojnë se një "regjim shtypës dhe okupues" duhet domosdoshmërisht të dominojë popujt e vendeve të tjera. "Ku i keni ngulur sytë tuaj lakmitar? Në rezervat nëntokësore të arit të zi ose llogarive bankare shumë miliardë dollarësh të disa vendeve arabe të rajonit? ", shtroi pyetjen presidenti iranian, duke ju drejtuar zyrtarëve amerikanë. Ruhani shtoi: "Ju thoni hapur se do të qëndroni në rajon me paratë e vendeve të tjera. Pra, ju jeni një mercenar i vendeve të tjera. Ushtria juaj po kërkon një burim për plaçkitje dhe për tu ushqyer. A ju sjell kjo dinjitet? " "Ju thoni nëse na paguani, ne do të qëndrojmë në Siri, dhe nëse nuk paguani, do të largohemi. Ju thoni nëse nuk jemi ne këtu, ju do të pushoni së ekzistuari për një javë. Pse do të zhduken ata? Ne po e mbrojmë Irakun. Populli irakian po mbron Irakun. Ne jemi të përgatitur për të mbrojtur Arabinë Saudite. Populli saudit po mbron Arabinë Saudite. Nëse ju largoheni përgjithmonë, siguria do të restaurohet krejtësisht në rajon ", shtoi presidenti i RII. Sa i përket marrëveshjes bërthamore, presidenti iranian theksoi: " "Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, ne i treguam botës falsitetin e akuzave të Perëndimit dhe treguam se SHBA dhe Izraeli kishin gënjyer për dekada".