Naxhafi: Njëanshmëria e Amerikës rrezik për traktatin NPT
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i73946-naxhafi_njëanshmëria_e_amerikës_rrezik_për_traktatin_npt
Përfaqësues i Iranit në OKB ka thënë se moszbatimi i angazhimeve të vendeve bërthamore në veçanti Amerikës në kuadër të traktatit NPT, vë në rrezik serioz këtë traktat.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 26, 2018 11:08 Europe/Tirane
  • Naxhafi: Njëanshmëria e Amerikës rrezik për traktatin NPT

Përfaqësues i Iranit në OKB ka thënë se moszbatimi i angazhimeve të vendeve bërthamore në veçanti Amerikës në kuadër të traktatit NPT, vë në rrezik serioz këtë traktat.

Reza Naxhafi në takimin e dytë të komitetit përgatitor për rishikimin e traktatit NPT, deklaroi: problemi kryesor që ka penguar progresin në zbatimin e këtij traktati dhe sidomos është procesin e çarmatimit bërthamor, është njëanshmëria e Amerikës. Në kohën kur pas dy vitesh do të përkujtohet 50 vjetori i nënshkrimit të traktatit NPT mirëpo duke pasur parasysh ekzistencën e qendrave atomike dhe sidomos të armëve bërthamore të disa vendeve në veçanti Amerikës, mund të thuhet se objektivi kryesor i këtij traktati nuk është realizuar. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ndër të tjera tha se deri në atë kohë kur politikat dhe programet e njëanshme bërthamore të Amerikës të vazhdojnë, nuk do të arrihet asnjë sukses në çarmatimin e bërthamor. Takimi i dytë i komitetit përgatitor për rishikimin e traktatit NPT ka për qëllim analizimin e gjendjes së procesit të çarmatimit bërthamor, ndalimin e përhapjes së armëve atomike dhe përdorimin paqësor të energjisë bërthamore si 3 shtyllat kryesore të traktatit NPT.