Zarif niset për në Moskë
Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit është nisur drejt Moskës për të marrë pjesë në takimin trepalësh të Iranit, Rusisë dhe Turqisë.
Ministria e jashtme e Republikës Islamike të Iranit, njoftoi se ministrat e jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë do të disktuojnë për çështjen e Sirisë. Më herët shefat e diplomacisë së Iranit, Turqisë dhe Rusisë janë takuar më 16 mars 2018 në Astana kryeqytetin e Kazakistanit ku diskutuan për zgjidhjen e krizës siriane. Republika Islamike e Iranit si një prej vendeve me ndikim në rajon gjithmonë ka theksuar zgjidhjen e krizave në rajonin e Lindjes së Mesme nëpërmjet dialogut dhe bashkëbisedimit. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist.