Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Iranit: Evropianët po mashtrohen nga Trump
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74138-komandanti_i_përgjithshëm_i_ushtrisë_së_iranit_evropianët_po_mashtrohen_nga_trump
Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sistemi hegjemonistë me në krye Amerikën, po përballet me Revolucionin Islamik.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 28, 2018 12:30 Europe/Tirane
  • Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Iranit: Evropianët po mashtrohen nga Trump

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sistemi hegjemonistë me në krye Amerikën, po përballet me Revolucionin Islamik.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Sejed Abdurrahim Musavi të shtunën në një prononcim për gazetarë, reagoi ndaj deklaratave të fundit të funksionarëve evropian në lidhje me kapacitetin dhe programin mbrojtës të Iranit dhe tha: "Sistemi hegjemonistë me në krye Amerikën, është në përballje me Revolucionin Islamik dhe disa shtete që po ndjekin Amerikën, po mashtrohen nga Uashingtoni. Sistemi hegjemonist një ditë po flet për negociata  bërthamore, një ditë për të drejtat e njeriut dhe tani po flet për negociata për kapacitetet mbrojtëse dhe raketore të Republikës Islamike të Iranit, çështje kjo që nuk është e re fare".