Zarif reagon ndaj teatrit me përralla të Netanjahut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74366-zarif_reagon_ndaj_teatrit_me_përralla_të_netanjahut
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se publikimi i dokumenteve të vjetra të cilat më herët janë analizuar nga ANEA, ka për qëllim të krijojë pretekste për daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 01, 2018 04:36 Europe/Tirane
  • Zarif reagon ndaj teatrit me përralla të Netanjahut

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se publikimi i dokumenteve të vjetra të cilat më herët janë analizuar nga ANEA, ka për qëllim të krijojë pretekste për daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore.

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, ka reaguar ndaj pretendimeve të reja të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist dhe tha se të tilla pretendime kanë për qëllim t’i japin pretekst Amerikës për daljen e saj nga marrëveshja bërthamore. Në reagimin e tij në Twitter, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: Presidenti amerikan Trump për të justifikuar anulimin e marrëveshjes, ka nisur përdorimin e pretendimeve të se kaluarës të cilat janë analizuar më herët nga ANEA. Mbrëmjen e së hënës pas polemikave të mëdha të mediave sioniste mbi gjoja zbulimin e madh të Netanjahut rreth programit bërthamor të Iranit, kryeministri i regjimit sionist në një konferencë për shtyp ka pretenduar se Tel Avivi posedon dokumente të reja mbi Iranin ku tregohet se Teherani synon prodhimin e bombës atomike. Vetëm disa orë pas deklaratës së Netanjahut, u bë e qartë se këto dokumente më herët ishin vënë në dispozicion të ANEA. Dokumentet janë pjesë e dosjes mbi përmasat e mundshme ushtarake, dosje e cila është mbyllur.