Arabia Saudite nuk mund të kërcënojë Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74422-arabia_saudite_nuk_mund_të_kërcënojë_iranin
Një komandant i lartë iranian deklaroi se Arabia Saudite është e paaftë të paraqesë një kërcënim ndaj Iranit, pasi Republika Islamike ka epërsi në sfera të ndryshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 01, 2018 14:55 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite nuk mund të kërcënojë Iranin

Një komandant i lartë iranian deklaroi se Arabia Saudite është e paaftë të paraqesë një kërcënim ndaj Iranit, pasi Republika Islamike ka epërsi në sfera të ndryshme.

"Elementet e fuqisë kombëtare të Republikës Islamike janë më të larta se elementët e fuqisë kombëtare të Arabisë Saudite dhe ky vend nuk ka potencial për të paraqitur një kërcënim kundër Iranit", deklaroi të martën gjeneral major Jahja Rahim Safavi, këshilltar i lartë ushtarak i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik në një simpozium ushtarak në Teheran. Ushtaraku i lartë iranian vuri në dukje agresionin saudit në Jemen, i cili synon të shtypë lëvizjen Ansarullah dhe theksoi: "Nëse forca ushtarake saudite do të ishte superiore, ata do të kishin mposhtur lëvizjen Huthi në Jemen, por ata kanë dështuar gjatë tre viteve të luftës së pabarabartë në Jemen ". Gjeneral major Jahja Rahim Safavi argumentoi se pajisjet ushtarake nuk janë faktori i vetëm përcaktues në konfrontimet ushtarake, duke vënë në dukje se ata që paraqesin kërcënim ndaj Iranit janë jashtëzakonisht të prekshëm, siç ishte rasti me ish regjimin irakian të Sadam Huseinit në luftën tetë vjeçare kundër Iranit gjatë viteve 1980. Zyrtarët sauditë kanë akuzuar vazhdimisht Republikën Islamike të Iranit për nxitje të dhunës në të gjithë rajonin dhe madje kanë vënë në dukje mundësinë e përfshirjes në konfrontim ushtarak kundër Iranit.