Qyteti Mashhad zbukurohet për ditëlindjen e Imam Mehdiut (axh)
Me rastin e ditëlindjes së imam Mehdit (axh), qyteti I Mashhadit është zbukuruar dhe mbuluar nga drita dhe gëzimi.
Në natën e ditëlindjes së imam Mehdiut (as) të gjitha qytetet e Iranit kanë festuar këtë ditë të madhe duke uruar miqtë dhe dashamirësit e Ehli Bejtit. Rrugët e qytetit Mashhad dhe sidomos rruga që të çon në mauzoleun e imam Rezait(as) janë zbukuruar me drita shumëngjyrëshe dhe janë mbuluar me lule për të uruar ditëlindjen e imam Mehdiut(axh). 15 Shaban i vitit 1439 që përkon me 2 majin e vitit 2018, është ditëlindja imam Mhediut(axh) imamit të 12-të të myslimanëve shiitë të botës. Me këtë rast radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit uron të gjithë myslimanët dhe dashamirësit e Ehi Bejtit në Botë për ditëlindjen e imam Mehdiut (axh).