Kasemi: Policia e Francës duhet të garantojë veprimtarinë profesionale të mediave
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74490-kasemi_policia_e_francës_duhet_të_garantojë_veprimtarinë_profesionale_të_mediave
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar veprimet e dhunshme të policisë së Francës ndaj ekipet të gazetarëve të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit në Paris dhe ka deklaruar se policia e Francës duhet të garantojë veprimtarinë profesionale të gazetarëve dhe mediave në këtë vend.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 02, 2018 14:52 Europe/Tirane
  • Kasemi: Policia e Francës duhet të garantojë veprimtarinë profesionale të mediave

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar veprimet e dhunshme të policisë së Francës ndaj ekipet të gazetarëve të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit në Paris dhe ka deklaruar se policia e Francës duhet të garantojë veprimtarinë profesionale të gazetarëve dhe mediave në këtë vend.

Shasavar Husejni, gazetar dhe Tohidian, kameraman nga ekipi i gazetarëve të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit në Paris, të martën gjatë punës së tyre për të mbuluar protestat e organizuar me rastin e 1 Majit në Paris, janë plagosur rëndë si pasojë e veprimeve të dhunshme të policisë së Francës. Behruz Kasemi të mërkurën deklaroi: “Ne i konsiderojmë të papranueshme veprime të tilla dhe presim që autoritetet përkatëse të Francës të tregojë bashkëpunimin e duhur dhe serioz për të hetuar autorët e këtij vendimi dhe për shqyrtimin e gjendjes së ekipit gazetaresk të Iranit në Francë”. Ambasada e Iranit në Francë po ndjek çështjen e sulmit të policisë franceze ndaj ekipit të gazetarëve iranianë në Francë.