OKB: Nëse SHBA braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, rrezik lufte
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74568-okb_nëse_shba_braktis_marrëveshjen_bërthamore_me_iranin_rrezik_lufte
"Nëse Shtetet e Bashkuara do të braktisin marrëveshjen bërthamore të Iranit, atëherë kemi një rrezik të vërtetë lufte.”
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2018 14:09 Europe/Tirane
  • OKB: Nëse SHBA braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, rrezik lufte

"Nëse Shtetet e Bashkuara do të braktisin marrëveshjen bërthamore të Iranit, atëherë kemi një rrezik të vërtetë lufte.”

Ka qenë ky paralajmërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, pak ditë përpara se presidenti Donald Trump të vendosë për fatin e akordit të nënshkruar në 2015. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres i ka bërë thirrje Donald Trump të mos braktisë marrëveshjen ndërkombëtare të projektuar për të parandaluar zhvillimin e armëve bërthamore nga Irani. Guterres deklaroi se ka një rrezik të vërtetë lufte nëse nuk ruhet marrëveshja e arritur në vitin 2015.  “Ky akord është një fitore e rëndësishme diplomatike e cila duhet të mbahet. Nuk duhet ta braktisim, vetëm nëse kemi një alternativë më të mirë. Përballemi me kohë të vështira,”-u shpreh Guterres.