Teherani organizon panairin e 23-të ndërkombëtar të naftës dhe gazit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74608-teherani_organizon_panairin_e_23_të_ndërkombëtar_të_naftës_dhe_gazit
Panairi i 23-të ndërkombëtar i naftës, gazit, rafinerisë dhe industrisë petrokimike do të fillojë punimet që nga dita e diele dhe do të zhvillohet për 4 ditë me radhë në Teheran. 
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 04, 2018 08:16 Europe/Tirane
  • Teherani organizon panairin e 23-të ndërkombëtar të naftës dhe gazit

Panairi i 23-të ndërkombëtar i naftës, gazit, rafinerisë dhe industrisë petrokimike do të fillojë punimet që nga dita e diele dhe do të zhvillohet për 4 ditë me radhë në Teheran. 

Panairi i 23-të ndërkombëtar i naftës, gazit, rafinerisë dhe industrisë petrokimike konsiderohet një prej ngjarjeve më të mëdha industriale dhe tregtare të Iranit në sektorin e naftës dhe gazit në të cilin marrin pjesë shumë kompani të mëdha iraniane dhe huaja. Një prej qëllimeve kryesore të panairit të 23-të ndërkombëtar të naftës, gazit, rafinerisë dhe industrisë petrokimike është prezantimi i sukseseve më të fundit teknologjike në sektorin e industrisë së naftës dhe gazit, zgjerimin e bashkëpunimeve me vendet e tjera dhe zhvillimin e një konkurrence të shëndosh me kompanitë e ndryshme në nivel ndërkombëtar, si dhe forcimi i kapaciteteve të prodhimit vendos nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve.