Në Mashhad arrestohet një anëtar i MEK
Sekretari për çështje politike dhe të sigurisë në prokurorinë e provincës Khorasan të Iranit ka njoftuar për arrestimin e një pjesëtari të grupit terrorist MEK në qytetin Mashhad.
Gjykatësi Hasan Hajdari në një intervistë me agjencinë e Mehr, deklaroi se një person 37 vjeçar ishte nën vëzhgim për një periudhë të gjatë për shkak të lidhjeve të gjera me grupin terrorist Monafekin (MEK). Vëzhgimet dhe informacionet e mbledhura tregojnë se ky person ishte pjesëtar i komunitetit Bahai dhe duke shfrytëzuar rrethanat dhe situatën ekonomike të qytetarëve, synonte të kryej veprime kundër sigurisë në qytetin Mashhad. Ky person në prag të ditës botërore të punëtorëve më 1 Maj dhe me rastin e javës së mësuesit, ka bërë përpjekje për kryerjen e veprimeve kundër sigurisë dhe rendit publik në qytetin Mashhad, por gjatë një operacioni të forcave të sigurisë, u arrestuar tani po zhvillohen hetimet përkatëse.