Irani dhe Kroacia theksojnë zgjerimin e bashkëpunimeve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74922-irani_dhe_kroacia_theksojnë_zgjerimin_e_bashkëpunimeve
Ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit në takim me zv/kryeministren dhe ministren e ekonomisë së Kroacisë, ka theksuar në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve në fusha të ndryshme.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 08, 2018 14:41 Europe/Tirane
  • Irani dhe Kroacia theksojnë zgjerimin e bashkëpunimeve

Ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit në takim me zv/kryeministren dhe ministren e ekonomisë së Kroacisë, ka theksuar në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve në fusha të ndryshme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Sheriatmadar në takim me Martina Daliç e cila po qëndron për një vizitë në Teheran, deklaroi se në rast të formimit të kompanive të përbashkëta turistike, do të zgjerohet bashkëpunimi më shumë mes këtyre dy vendeve sepse Irani është një prej qendrave të rëndësishme të turizmit, mirëpo për realizimin e këtij qëllimi nevojitet lehtësim më i madh në procedurat për lëshimin e vizave. Z. Shariatmadar theksoi forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve dhe shtoi: "Irani ka një treg rreth 80 milionë banorë dhe ka kapacitete të mëdha në fusha të ndryshme për zhvillimin e bashkëpunimit me Kroacinë. Disa kompani kroate në janë të interesuara për bashkëpunim në fushën e naftës, gazit, petrokimisë dhe prodhimit të makinave, prandaj ne e mirëpresim praninë e kompanive kroate në Iran". Nga ana e saj, zv/kryeministrja e Kroacisë në këtë takim deklaroi: "Në sektorin e naftës dhe gazit, në ndërtimin e infrastrukturës, në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe në sektorin e industrisë ushqimore, ekzistojnë potenciale të mëdha për bashkëpunim mes Kroacisë dhe Iranit dhe kompania kombëtare e naftës së Kroacisë që nga viti i kaluar ka filluar shkëmbimet tregtare naftore me Iranin".