Trump deklaron tërheqjen e njëanshme nga marrëveshja bërthamore
Presidenti Donald Trump ka njoftuar vendimin e tij për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit me fuqitë botërore dhe për rivendosjen e sanksioneve ndaj Republikës Islamike.
"Unë po njoftoj sot se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore e Iranit," tha Trump të martën në një fjalim televiziv nga Shtëpia e Bardhë. "Në pak momente, unë do të nënshkruaj një memorandum presidencial për të filluar rivendosjen e sanksioneve bërthamore të SHBA ndaj Iranit . Do të vendosim nivelin më të lartë të sanksioneve ekonomike". Bashkimi Europian, Franca, Britania dhe Gjermania kanë shprehur mbështetjen për marrëveshjen bërthamore. Irani në shumë raste ka pohuar se programi i tij bërthamor është thjesht paqësor dhe nuk ka për qëllim të prodhimin e armëve nukleare.