Zyrtari iranian: Irani është i gatshëm t'i përgjigjet SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75028-zyrtari_iranian_irani_është_i_gatshëm_t'i_përgjigjet_shba
Në përgjigje të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore, ministri i brendshëm i RII ka thënë: "Ne i posedojmë kushtet që e kanë përgatitur Iranin për çdo përgjegjësi ndaj Shteteve të Bashkuara".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 09, 2018 09:40 Europe/Tirane
  • Zyrtari iranian: Irani është i gatshëm t'i përgjigjet SHBA

Në përgjigje të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore, ministri i brendshëm i RII ka thënë: "Ne i posedojmë kushtet që e kanë përgatitur Iranin për çdo përgjegjësi ndaj Shteteve të Bashkuara".

Abdulreza Rahmani Fazli, të mërkurën në kuadër të takimit të qeverisë, shtoi: Irani ishte i përkushtuar ndaj angazhimeve të tij, por Shtetet e Bashkuara u treguan të papërgjegjshëm në angazhimet e tyre. Ministri i brendshëm i Iranit, duke argumentuar se nëse qëndrimet e Evropës ndaj marrëveshjes bërthamore janë në përputhje me qëndrimin e RII, Irani do të vazhdojë të mbajë marrëdhëniet, duke theksuar se çështjet raketore dhe rajonale të Iranit nuk mund të negociohen fare. Donald Trump, president i Amerikës, në fjalimin e tij të mbushur me ofeza dhe kërcënime kundër popullit iranian, pas 15 muajsh polemika të shumta rreth marrëveshjes bërthamore, deklaroi daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje. Me këtë vendim presidenti amerikan në realitet zyrtarizoi shkeljet e shumta që Amerika ka bërë prej kohësh në marrëveshjen bërthamore.