Nënshkruhen kontrata nafte mes kompanive iraniane dhe atyre angleze
Me gjithë largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Irani dhe Anglia kanë nënshkruar disa kontrata për eksportin e naftës.
Kompania angleze Dunlop ka nënshkruar një kontartë me kompaninë iraniane të naftës në kuadër të panairit të 23-të të naftës, gazit, rafinerisë dhe petrokimisë në Teheran. Kontratat konsistojnë në eksportin e naftës dhe në ndërtimin e platformave të naftës në det. Reza Khalili zëvendës presidenti i kompanisë iraniane të naftës për veprimet jo industriale në kuadër të nënshkrimit të kontratës ka thënë: Nënshkrimi i kontratave të naftës në kushtet e ndjeshme të largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, është faktor kyç dhe tepër i rëndësishëm. Nga ana e saj Keit Vinges drejtoreshë e marketingut në kompanisë Dunlop ka thënë se Anglia si një prej nënshkruesve të marrëveshjes bërthamore ashtu si partnerët e tjerë evropianë është e angazhuar në zbatimin e marrëveshjes bërthamore. Vlen të theksohet se në panairin e 23-të ndërkombëtar të naftës, gazit, rafinerisë dhe petrokimisë në Teheran marrin pjesë 1 mijë kompani iraniane dhe 600 kompani të huaja nga 37 vende të botës.