Nisin negociatat e ministrit Zarif për marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75200-nisin_negociatat_e_ministrit_zarif_për_marrëveshjen_bërthamore
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka njoftuar vizitën e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në Kinë, Rusi dhe Belgjikë ku ai do të diskutojë për marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 12, 2018 06:13 Europe/Tirane
  • Nisin negociatat e ministrit Zarif për marrëveshjen bërthamore

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka njoftuar vizitën e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në Kinë, Rusi dhe Belgjikë ku ai do të diskutojë për marrëveshjen bërthamore.

Behram Kasemi, njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif me urdhër të presidentit Hasan Ruhani do të zhvillojë takime me palën evropiane dhe palët e tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore për të diskutuar mbi këtë marrëveshje dhe garantimin e interesave të kombit iranian. Ditën e dielë ministri i jashtëm iranian do të bisedojë me autoritetet e Kinës dhe më pas nga Pekini do të shkojë në Moskë. Të martën shefi i diplomacisë iraniane do të marrë pjesë në takimin e tre ministrave të jashtëm të Anglisë, Gjermanisë dhe Francës së bashku me Federika Mogherini. Donald Trump duke lëshuar akuza boshe dhe të pavërteta kundër Iranit, ka marrë vendim që të largojë Amerikën nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore.