Zarif: Irani dhe Kina, dy vende mike dhe partnerë strategjikë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75348-zarif_irani_dhe_kina_dy_vende_mike_dhe_partnerë_strategjikë
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Irani dhe Kina janë dy vende mike dhe dy partnerë strategjik të cilët gjithmonë qëndrojnë krah njëri-tjetrit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 13, 2018 11:00 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani dhe Kina, dy vende mike dhe partnerë strategjikë

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Irani dhe Kina janë dy vende mike dhe dy partnerë strategjik të cilët gjithmonë qëndrojnë krah njëri-tjetrit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit i cili në krye të një delegacioni të lartë politikë dhe ekonomik ka shkuar për një vizitë në Kinë, të dielën është takuar me Vang Ji, ministrin e punëve të jashtme të Kinës dhe të dy palët në këtë takim kanë biseduar në lidhje me çështje të ndryshme bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare, sidomos në lidhje me marrëveshjen bërthamore. Ministri i jashtëm iranian në këtë takim deklaroi: "Irani dhe Kina kanë bashkëpunim të gjerë në të gjitha fushat dhe Kina është partneri më i madh tregtar i Iranit": Zarif duke shpjeguar rrethana pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, tha: "Amerika me daljen nga marrëveshje bërthamore shumëpalëshe në mënyrë të hapur ka shkelur rezolutën 2231 të KS të OKB". Nga ana e tij Vang Ji, ministri i jashtëm i Kinës, në këtë takim tha se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje shumëpalëshe ndërkombëtare që të gjitha palët nënshkruese janë të obliguara për zbatimin e saj. Ai theksoi: "Shumë shtete dhe institucione ndërkombëtare kanë kritikuar vendimin e Trump dhe kanë deklaruar se nuk mbështesin këtë vendim".