Irani dënon sulmin terrorist në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75392-irani_dënon_sulmin_terrorist_në_francë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar sulmin terrorist në Francë dhe ka thënë se vendet e botës nuk duhet të ndikohen nga sloganet e reja mashtruese të themeluesve kryesorë të radikalizmit dhe terrorizmit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 14, 2018 03:34 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin terrorist në Francë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar sulmin terrorist në Francë dhe ka thënë se vendet e botës nuk duhet të ndikohen nga sloganet e reja mashtruese të themeluesve kryesorë të radikalizmit dhe terrorizmit.

Autoritetet franceze kanë deklaruar se sulmuesi me thikë në Paris mbrëmjen e së shtunës ishte qytetar francez i lindur në një rajon të Çecenisë së Rusisë më 1997. Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga policia pas vrasjes së një personi 29 vjeçar dhe plagosjes së disa personave në lagjen Opera Garnier të Parisit.  Prindërit e sulmuesit janë ndaluar nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimin për terrorizëm. Behram Kasemi pasi shprehu solidaritetin e Iranit për familjarët e viktimave të këtij sulmi terrorist në Francë deklaroi: Marrja përsipër e përgjegjësisë së këtij sulmi nga grupi terrorist ISIS tregon se ky grup terrorist takfirist në kushtet kur ka pësuar disfatë të rëndë në rajon po mundohet të qëndrojë i gjallë duke marrë jetën e njerëzve të pafajshëm anë e mbanë botës. Ata që shumë vite më parë ishin mbështetës dhe projektues të grupit terrorist ISIS dhe e kanë mbështetur këtë grup me mjete financiare dhe armatime, janë përgjegjës për të gjitha katastrofat njerëzore që ka bërë ky grup në të gjithë botën, tha në fjalën e tij Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.