Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shkon në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75396-ministri_i_jashtëm_i_republikës_islamike_të_iranit_shkon_në_rusi
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të bisedimeve rreth marrëveshjes bërthamore, ka shkuar në Moskë të Rusisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 14, 2018 03:34 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shkon në Rusi

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të bisedimeve rreth marrëveshjes bërthamore, ka shkuar në Moskë të Rusisë.

Muhamed Xhavad Zarif më herë vizitoi Pekinin ku diskutoi me autoritetet kineze rreth marrëveshjes bërthamore. Gjatë qëndrimit në Moskë, shefi i diplomacisë iraniane pritet të takohet me ministrin e jashtëm të Rusisë me të cilin do të diskutojë për garancitë e nevojshme për ruajtjen e interesave të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Turneu i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit ka nisur ditën e shtunë i cili pas largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, shkoi në Kinë për të diskuar mbi situatën e krijuar. Gjatë qëndrimit në Kinë, Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua me homologun e tij kinez Wang Yi. Në ditët në vazhdim shefi i diplomacisë iraniane pritet të takohet me ministrat e jashtëm të Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe me shefen e politikës së jashtme të BE. Donald Trump mori vendim për daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, vendim që është dënuar si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës. Ai për kthimin e sanksioneve kundër Iranit ka lënë një afat prej 3-6 muaj.