Kharazi: Politikat amerikane pengojnë vendosjen e sigurisë dhe paqes në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75570-kharazi_politikat_amerikane_pengojnë_vendosjen_e_sigurisë_dhe_paqes_në_botë
Kryearti i këshillit strategjik për marrëdhëniet me jashtë të Iranit ka thënë se politikat e njëanshme të Amerikës pengojnë dhe kërcënojnë multilaterizmin në botë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 16, 2018 09:47 Europe/Tirane
  • Kharazi: Politikat amerikane pengojnë vendosjen e sigurisë dhe paqes në botë

Kryearti i këshillit strategjik për marrëdhëniet me jashtë të Iranit ka thënë se politikat e njëanshme të Amerikës pengojnë dhe kërcënojnë multilaterizmin në botë.

Qemal Kharazi i pranishëm në takimin e Fondacioni i Liderëve për paqen”, takim që u mbaj në Paris të Francës, përmendi daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, nga UNESCO, nga traktati i ambientit në Paris dhe tha se të tilla veprime tregojnë politikat e njëanshme të qeverisë amerikane. Nëse akordet që dalin nga OKB nuk mund të mbrohen, atëherë siguria dhe paqja në botë nuk mund të garantohen, ka thënë në fjalën e tij Qemal Kharazi. Kreu i këshillit strategjik për marrëdhëniet e jashtme të Iranit dënoi vrasjen e popullit palestinez nga ana e regjimit sionist dhe tha se është e drejtë e kombit palestinez që të kthehet në atdhe.