Kharazi: Politikat amerikane pengojnë vendosjen e sigurisë dhe paqes në botë
Kryearti i këshillit strategjik për marrëdhëniet me jashtë të Iranit ka thënë se politikat e njëanshme të Amerikës pengojnë dhe kërcënojnë multilaterizmin në botë.
Qemal Kharazi i pranishëm në takimin e Fondacioni i Liderëve për paqen”, takim që u mbaj në Paris të Francës, përmendi daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, nga UNESCO, nga traktati i ambientit në Paris dhe tha se të tilla veprime tregojnë politikat e njëanshme të qeverisë amerikane. Nëse akordet që dalin nga OKB nuk mund të mbrohen, atëherë siguria dhe paqja në botë nuk mund të garantohen, ka thënë në fjalën e tij Qemal Kharazi. Kreu i këshillit strategjik për marrëdhëniet e jashtme të Iranit dënoi vrasjen e popullit palestinez nga ana e regjimit sionist dhe tha se është e drejtë e kombit palestinez që të kthehet në atdhe.