Zarif diskuton me Cavushoglu për gjendjen në Palestinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75574-zarif_diskuton_me_cavushoglu_për_gjendjen_në_palestinë
Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Turqisë në një bisedë telefonike mes tyre kanë analizuar situatën në rripin gazës dhe vrasjen e palestinezëve nga ana e regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 16, 2018 05:17 Europe/Tirane
  • Zarif diskuton me Cavushoglu për gjendjen në Palestinë

Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Turqisë në një bisedë telefonike mes tyre kanë analizuar situatën në rripin gazës dhe vrasjen e palestinezëve nga ana e regjimit sionist.

 Muhamed Xhavad Zarif dhe Mevlud Cavushoglu, në këtë bisedë telefonike kanë kërkuar takim të jashtëzakonshëm të OBI për të nxjerrë një qëndrim të përbashkët të Botës Islame lidhur me kushtet e krijuara në territoret e pushtuara të Palestinës. Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Turqisë gjithashtu shprehu mbështetjen e vendeve islamike për aspiratat e popullit palestinez. Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka mundësuar transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades, gjë e cila shkaktoi vrasjen e 60 palestinezëve dhe plagosjen e 3 mijë të tjerëve. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967.