Irani dhe Evropa thekson zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore
Ministri i punëve të jashtme të Iranit, ministrat e punëve të jashtme të Gjermanisë, Anglisë dhe Francës dhe shefja e diplomacisë evropiane kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në të cilën kanë theksuar për zbatimin e plotë dhe efikas të marrëveshjes bërthamore.
Pas deklarimit të daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, shefja e diplomacisë evropiane, ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe ministrat e punëve të jashtme të tre vendeve evropiane (E-3) (Gjermania, Anglia dhe Franca), kanë zhvilluar një takim të martën në Bruksel. Nga ky takim i përbashkët i ministrit të punëve të jashtme të Iranit me ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe me shefen e diplomacisë evropiane është lëshuar një deklaratë e përbashkët në të cilën pjesëmarrësit e këtij takimi kanë theksuar zotimet e tyre për zbatimin e plotë dhe efikas të marrëveshjes bërthamore e cila është miratuar edhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB me anë të rezolutës 2231 si një element kyç në strukturën e sistemit për mospërhapjen e armëve bërthamore. Pjesëmarrësit e këtij takimi gjithashtu kanë shprehur edhe keqardhje për daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje. Ministri i jashtëm i Iranit, ministrat e jashtëm të E-3 dhe shefja e diplomacisë evropiane gjithashtu kanë theksuar zotimet e tyre për krijimin e sigurisë për vazhdimin e realizimit të qëllimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe kanë rënë dakord për thellimin e bisedimeve në këtë drejtim. Në këtë deklaratë të përbashkët është theksuar edhe ruajtja dhe thellimi i marrëdhënieve ekonomike mes Bashkimit Evropian dhe Iranit, vazhdimin e shitjes së naftës, gazit dhe produkteve të tjera të petrokimisë, vazhdimin e shkëmbimeve financiare dhe investimin më të madh në Iran.