Qytetarët iranianë protestojnë në Teheran kundër vrasjes së palestinezëve nga sionistët
Një grup studentësh dhe qytetarë të shumtë iranianë janë tubuar para ish ambasadës së SHBA në Teheran të mërkurën, për të protestuar kundër vrasjes së qytetarëve palestinezë nga ana e regjimit sionist.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, pjesëmarrësit në këtë protestë në duar kanë mbajtur parulla "Vdekje Amerikës" dhe "Vdekje Izraelit", si dhe kanë dënuar heshtjen e OKB përball vrasjes së fëmijëve palestinezë. Populli i Teheranit gjithashtu shprehu mbështetjen e tyre për rezistencën e palestinezëve kundër regjimit sionist. Huxheul Islam Alireza Penahjan në fjalimin e tij para protestuesve ka thënë: "Gjatë gjithë historisë së shkurtër të regjimit sionist, ky regjim nuk ka qenë aq i dobët sa sot dhe uniteti i myslimanëve do ta shkatërrojë këtë regjim". Të hënën e kaluar, njëkohësish me transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kudsin e pushtuar, , më shumë se 60 palestinezë, përfshirë tetë fëmijë, janë martirizuar dhe mbi 3000 të tjerë janë plagosur.