Kompania franceze Total largohet nga Irani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75656-kompania_franceze_total_largohet_nga_irani
Kompania franceze Total do të largohet nga kontrata e gazit me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 17, 2018 04:42 Europe/Tirane
  • Kompania franceze Total largohet nga Irani

Kompania franceze Total do të largohet nga kontrata e gazit me Iranin.

Pas largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, kompania franceze ka njoftuar se nëse pala amerikane nuk bën dallime për kompaninë franceze Total, ajo do të largohet nga aktiviteti i saj në Iran. Donald Trump më 8 maj shpalli largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe premtoi kthimin e sanksioneve brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Total ka pretenduar se kapitali i saj përllogaritet 10 miliard dollarë dhe kjo kompani nuk mund të vendoset nën sanksionet amerikane. Irani nga ana e tij ka deklaruar se në rast se nuk garantohen interesat e tij në marrëveshjen bërthamore, ai do të rishikojë vendimin për vazhdimin e kësaj marrëveshjeje.