Zarif në Twitter: Rajoni ndodhet në një udhëkryq jetik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75744-zarif_në_twitter_rajoni_ndodhet_në_një_udhëkryq_jetik
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se rajoni ndodhet në një udhëkryq jetik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 18, 2018 04:50 Europe/Tirane
  • Zarif në Twitter: Rajoni ndodhet në një udhëkryq jetik

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se rajoni ndodhet në një udhëkryq jetik.

Në një mesazh në Twitter, shefi i diplomacisë iraniane Muhamed Xhavad Zarif uroi për nisjen e muajit të bekuar të Ramazanit dhe tha se ky muaj është një mundësi më shumë për kthim në vetëpërmbajtje dhe testimin e vetvetes dhe tha: rajoni i futur në krizë i Azisë perëndimore ndodhet në një udhëkryq jetik mes vazhdimit të armiqësive jo konstruktive dhe heqjes dorë nga egoja dhe lakimia për formimin e një ummetit të fortë dhe të bashkuar. Irani shumë herë ka theksuar në eliminimin e armiqësive në rajon dhe ka kërkuar bashkëpunim dhe krijimin e besimit mes vendeve të rajonit. Autoritetet e Republikës Islamike të Iranit theksojnë se siguria në botë në kushtet aktuale nuk mund të garantohet duke dëmtuar të tjerë dhe shtojnë se dialogu në rajon është e vetmja rrugë për të përballuar sfidat dhe për të vendosur paqen. Përpjekjet e Iranit për të nisur dialogun rajonal bëhet në kohën kur disa vende të rajonit mes tyre Arabia Saudite duke pasur mbështetjen e Amerikës dhe të regjimit sionist mundohen të përhapin iranofobinë.