Zarif: Disa vende arabe janë shumë larg nga brengat e botës islame
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75770-zarif_disa_vende_arabe_janë_shumë_larg_nga_brengat_e_botës_islame
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se disa vende arabe kanë harmonizuar qëndrimet e tyre me regjimin sionist dhe Amerikën dhe janë shumë larg nga brengat dhe shqetësimet e botës islame.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 18, 2018 08:22 Europe/Tirane
  • Zarif: Disa vende arabe janë shumë larg nga brengat e botës islame

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se disa vende arabe kanë harmonizuar qëndrimet e tyre me regjimin sionist dhe Amerikën dhe janë shumë larg nga brengat dhe shqetësimet e botës islame.

Dr. Muhamed Xhavad Zarif ditën e premte në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, ka thënë: “Kjo gjendje tregon nivelin e varësisë së tyre për Amerikën. Është për të ardhur keq se disa vende arabe në vend të kësaj që të mbështesin të drejtat e popullit të Palestinës dhe të kundërshtojnë regjimin sionist dhe Amerikën për krimet që po bëhen ndaj popullit palestinez, pikërisht këtyre ditëve dhe menjëherë pas veprimeve kriminale të regjimit sionist në gaza, kanë vendosur Hezbullahun e Libanit në listën e grupeve terroriste ndërkohë që Hezbullahu i Libanit është i vetmi grup arab i cili ka arritur t’i çlirojë territoret islame të pushtuara nga regjimi sionist. Krimet e regjimit sionist në Palestinë që ndodhen pas mbështetjeve dhe veprimit të rrezikshëm të Amerikës në transferimin e ambasadës amerikane në Kodsin e shenjtë, kanë krijuar nevojën për një koordinim më të madh dhe më serioz  të botës islame dhe të gjithë Bashkësisë Ndërkombëtare. Jemi të kënaqur me këtë se qeveria e Turqisë si kryesuese e radhës së Organizatës për Bashkëpunim Islamik brenda një kohe shumë të shkurtë ka programuar organizimin e takimit të jashtëzakonshëm të krerëve të vendeve anëtare të OBI në Stamboll. Në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të OBI do të bëhen koordinimet e nevojshme dhe në takimin e krerëve do të bëhet një punë më e madhe për të treguar vullnetin politik të vendeve islame. Zërat protestues që dëgjohen në disa vende arabe, tregojnë se bota islame është e bashkuar përball këtyre veprimeve të Amerikës dhe regjimit sionist dhe disa vende të varura nuk mund të përfaqësojnë 1.5 miliardë të myslimanëve të botës”.