Kharazi: Evropa duke paguar euro, të anashkalojë sanksionet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75772-kharazi_evropa_duke_paguar_euro_të_anashkalojë_sanksionet
Kryetari i Këshillit Strategjik të Marrëdhënieve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit duke thënë se Evropa duhet të mund të mbrojë pavarësinë, imazhin dhe interesat e veta të cilat nuk janë të njëjta me Amerikën dhe duke paguar euro, mund të anashkalojë sanksionet e Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 18, 2018 08:41 Europe/Tirane
  • Kharazi: Evropa duke paguar euro, të anashkalojë sanksionet

Kryetari i Këshillit Strategjik të Marrëdhënieve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit duke thënë se Evropa duhet të mund të mbrojë pavarësinë, imazhin dhe interesat e veta të cilat nuk janë të njëjta me Amerikën dhe duke paguar euro, mund të anashkalojë sanksionet e Amerikës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Kamal Kharazi në një intervistë me gazetën italiane “Corriere dela Sera”, në lidhje me daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe kërcënimet e Uashingtonit për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit, deklaroi: “Ruajtja e marrëveshjes bërthamore varët nga sjelljet e shteteve evropiane dhe nëse Evropa nuk e mbron veten përball këtyre kërcënimeve, e ardhmja do të jetë më e ndërlikuar. Irani ka plotësuar të gjitha kushtet e marrëveshjes bërthamore dhe vendimi i Amerikës është një vendim politikë dhe në kuadër të interesave dhe strategjive të këtij vendi në Lindjen e Mesme. Irani aktualisht ka ndikim më të fuqishëm në botë në krahasim me të kaluarën. Disa vende arabe të rajonit dhe të varura për Amerikën, në kushte dhe rrethana të tilla po shtojnë edhe më shumë rrezikun e një lufte, destabilizimit dhe përhapjes së terrorizmit në rajon. Në lidhje me zhvillimet e fundit në rajonin e Azisë Perëndimore, vendimi i Amerikës për transferimin e ambasadës së saj në Bejtul-Mokades dhe shkeljen e të drejtave të popullit të Palestinës në favor të interesave të paligjshme të Izraelit, ka shkaktuar irritimin e palestinezëve dhe të të gjithë myslimanëve të botës dhe ka pasoja shumë të rënda”.