Deklarata përfundimtare e takimit të Stambollit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75814-deklarata_përfundimtare_e_takimit_të_stambollit
Krerët e vendeve anëtare të OBI që zhvilluan një takim në Stamboll përfunduan takimin me nxjerrjen e një deklarate ku u kërkohet OKB, KS të OKB, sekretarit të përgjithshëm, AP të OKB, këshillit për të drejta te njeriut, komisariatit të lartë për të drejtat e njeriut dhe shumë organeve të tjera që menjëherë të krijojnë një komitet për të analizuar dhe shqyrtuar krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 19, 2018 05:11 Europe/Tirane
  • Deklarata përfundimtare e takimit të Stambollit

Krerët e vendeve anëtare të OBI që zhvilluan një takim në Stamboll përfunduan takimin me nxjerrjen e një deklarate ku u kërkohet OKB, KS të OKB, sekretarit të përgjithshëm, AP të OKB, këshillit për të drejta te njeriut, komisariatit të lartë për të drejtat e njeriut dhe shumë organeve të tjera që menjëherë të krijojnë një komitet për të analizuar dhe shqyrtuar krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve.

Krerët e vendeve anëtare të OBI nga Bashkësia Ndërkombëtare kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare për popullin palestinez dhe dërgimin e trupave mbrojtëse ndërkombëtare të paqes në Palestinë. Në takimin e Stambollit regjimi sionist është dënuar për krimet çnjerëzore që ka kryer ndaj palestinezëve dhe ky regjim është njohur si pushtues dhe kriminal, i cili krimet e veta ndaj palestinezëve i kryen duke pasur mbështetjen e gjithanshme të Amerikës. Qëllimi i Samitit të Stambollit ishte të hetojë dy incidente katastrofike të "transferimit ilegal dhe katastrofik të ambasadës amerikane në Jerusalem" dhe "vrasjen brutale të popullit palestinez nga regjimi sionist", i cili deri më tani ka lënë më shumë se 63 martirë dhe mijëra të plagosur. Mbreti Selman i Arabisë Saudite dhe princi i kurorës i EBA Muhamed bin Zajed, munguan në takimin e jashtëzakonshëm të liderëve të OBI të mbajtur në Stamboll, duke ulur nivelin e pjesëmarrjes në ministra. Samiti i jashtëzakonshëm i të premtes është samiti i dytë i vendeve islamike në më pak se gjashtë muaj.