Vizita e Miguel Arias Canete në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75906-vizita_e_miguel_arias_canete_në_teheran
Pas largimit të Donald Trump nga marrëveshja bërthamorë ka lindur pyetja se Evropa do të përballet me Amerikën për të ruajtur interesat e kompanive të saj apo jo.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 20, 2018 05:14 Europe/Tirane
  • Vizita e Miguel Arias Canete në Teheran

Pas largimit të Donald Trump nga marrëveshja bërthamorë ka lindur pyetja se Evropa do të përballet me Amerikën për të ruajtur interesat e kompanive të saj apo jo.

Pas largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Evropa është futur në një udhëkryq për të zgjedhur mes mbështetjes së interesave të kompanive të saj dhe partneritetit me Uashingtonin që është një prej aleatëve të vjetër të Evropës. Përgjigjen e kësaj pyetjeje mund ta gjejmë në procesin e bisedimeve të delegacionit evropian në Teheran. Evropa në hapin e parë për të ruajtur marrëveshjen bërthamore ka dërguar një delegacion në Teheran të kryesuar nga Miguel Arias Canete komisionari për energji i BE. Behruz Kamalvandi zëdhënës i AEAI ditën e shtunë pas bisedime që pati me delegacionin e BE ka thënë: Për momentin evropianët theksojnë ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe vazhdimin e bashkëpunimeve me Iranin mirëpo ky vullnet nuk mjafton për qëndrimin e mëtejshëm të Iranit në marrëveshjen bërthamore sepse duhet më shumë kohë. Bizhan Namdar Zangane ministër i naftës i Republikës Islamike të Iranit pas takimit me Miguel Arias Canete, vuri në dukje se në këtë takim janë diskutuar çështje konkrete të naftës, gazit, produkteve të naftës dhe të gazit dhe produktet petrokimike dhe tha se përpjekjet e palëve për të vazhduar marrëdhëniet mes Iranit dhe BE në fushën e energjisë do të vazhdojnë akoma. Rrjeti informativ Bloomberg duke analizuar nivelin e bisedimeve të autoriteteve të BE dhe Iranit ka thënë: Vendimi dhe insistimi i BE, Rusisë dhe Kinës për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore nuk do të jetë pa rezultat. Për momentin BE ka dhënë mesazhe të qarta për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe ky nuk është një lajm i mirë për presidentin Donald Trump. Bashkimi Evropian do të mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian. "Për marrëveshjen bërthamore të Iranit, ne ramë dakord në mënyrë unanime se BE do të qëndrojë në marrëveshje për sa kohë që Irani mbetet plotësisht i angazhuar në të", tha Donald Tusk në një konferencë shtypi pas samitit dy-ditor të BE-së në kryeqytetin bullgar Sofje. Ne gjithashtu vendosëm të lejojmë Bankën Evropiane të Investimeve të lehtësojë investimet e kompanive evropiane në Iran. Komisioni Evropian do të vazhdojë bashkëpunimin e tij me Iranin, "shtoi ai. BE, shtoi Donald Tusk, ka udhëzuar Komisionin Evropian që nëse është e nevojshme të mbrojë interesat e firmave evropiane që punojnë me Teheranin nga sanksionet e SHBA. Ministri iranian i naftës Bizhan Zanganeh deklaroi se eksportet e naftës së Teheranit do të mbeten të pandryshuara në qoftë se marrëveshja bërthamore e Iranit rikuperohet nga BE pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja shumëkombëshe. Duke folur për gazetarët pas takimit të tij me Shefin e Energjisë së BE Miguel Arias Canete në Teheran, Zanganeh theksoi se vendimi i SHBA-së për të dalë nga marrëveshja bërthamore nuk do të çonte në luhatjen e eksporteve të naftës së Iranit nëse BE mund ta shpëtojë marrëveshjen. "Çdo vendim i ri në OPEC ka nevojë për unanimitet ... Unë besoj se përkrahja e Bashkimit Evropian na ndihmon ... niveli i eksporteve tona të naftës nuk do të ndryshojë", tha Zanganeh. Për të shpëtuar marrëveshjen, BE lajmëroi një paketë masash për të kundërshtuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit. Planet e zbuluara nga Komisioni Evropian përfshijnë sigurimin e vendeve anëtare të BE për të bërë pagesa të drejtpërdrejta për naftën në Bankën Qendrore të Iranit dhe ringjalljen e të ashtuquajturit "statusi bllokues" për të lejuar kompanitë të injorojnë sanksionet e SHBA pa pasur frikë se do të dënohen nga Uashingtoni.