Teherani nuk diskuton për asnjë temë jashtë marrëveshjes bërthamore
Kur kanë kaluar 2 javë nga largimi i Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Teherani dhe Brukseli kanë nisur bisedimet për mënyrën e ruajtjes së kësaj marrëveshjeje.
BE në deklaratën më të fundit të tij ka shprehur mbështetjen e plotë për marrëveshjen bërthamore, mirëpo në këtë mes ekziston çështja e garantimit të interesave të Iranit të dala nga marrëveshja bërthamore ndërkohë që nuk ka asnjë garanci për qëndrimin e Iranit në këtë marrëveshje. Si rezultat më 26 Maj është caktuar mbajtja e takimit të parë të komisionit të përbashkët për analizimin e procesit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore, por pa praninë e Amerikës. Në këtë takim do të analizohen vetëm çështje që kanë të bëjnë me marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe palëve të tjera. Duke reaguar ndaj disa polemikave në media, Irani ka hedhur poshtë një raport se ka pranuar një propozim për një marrëveshje të re midis Iranit dhe fuqive të mëdha botërore, duke thënë se pretendimet e pabaza janë fabrikuar nga mediat sioniste dhe nga anarkistët e tjerë ndërkombëtarë. Gazeta "Welt am Sonntag" citoi një zyrtar të lartë të BE-së që thoshte se diplomatët e vendeve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore do të diskutonin një propozim për një marrëveshje të re midis Iranit dhe fuqive botërore që do të ishte e njëjtë me marrëveshjen aktuale, por me disa shtesa për të qetësuar Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Behram Kasemi të dielën tha se "këto lajme dhe pretendime të tilla të pabazuara i kanë rrënjët tek iluzionet dhe fantazitë e mediave sioniste dhe anarkistëve të tjerë ndërkombëtarë me qëllim krijimin e një atmosfere negative dhe devijimin e rrjedhës së dialogut midis Iranit dhe palëve të tjera të marrëveshjes bërthamore". Pas daljes " së njëanshme dhe të paligjshme" të SHBA-ve nga kjo "marrëveshje ndërkombëtare" dhe në përgjigje të thirrjeve nga palët e tjera për të mbetur në marrëveshje, Irani është shprehur në mënyrë eksplicite se do të qëndronte në pajtim me marrëveshjen nëse palët e tjera do të ishin në gjendje të garantonin të drejtat e Iranit të përcaktuara në marrëveshjen bërthamore", shtoi z.Kasemi. Muhamed Taheri, ekspert i çështjeve juridike ndërkombëtare lidhur me atë që pret Evropa nga marrëveshja bërthamore ka thënë: Nëse Trump vendos sanksione kundër kompanive evropiane dhe të Kinës, kjo do të pengojë bashkëpunimin e Evropës me Iranin ndërkohë që ky veprim është shkelje e hapur e dispozitave të OBT dhe të normave të tregtisë së lirë. Për këtë Evropa mund të ankohet kundër Amerikës në OBT. Për momentin veprimet e Evropës kanë kontradikta. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, gjatë takimit që pati me Miguel Arias Canete, komisari i energjisë së BE ka thënë: Angazhimet e Evropës për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, nuk përputhen me deklaratat e kompanive evropiane për largimin e mundshëm të tyre nga Irani. Qemal Kharazi, kreu i këshillit strategjik të marrëdhënieve me jashtë të Iranit ka thënë se fati i marrëveshjes bërthamore varet nga sjellja e evropianëve të cilët nëse nuk zbatojnë angazhimet e tyre do ta bëjnë situatën akoma më të ndërlikuar. Evropianët në dhënien e garancive duhet të jenë akoma më të vendosur me qëllim që në përballje me njëanshmërinë e Amerikës, të garantojnë interesat e tyre dhe të Republikës Islamike të Iranit duke mbrojtur marrëveshjen bërthamore.