Zarif: Politika amerikane kundër Iranit është e dështuar
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit strategjinë e re të deklaruar nga sekretari amerikan i shtetit kundër Iranit, e quajti rikthim në sjelljet e këqija të së kaluarës dhe shtoi se Amerika ka rënë pre e iluzioneve dhe e politikave të dështuara të cilat diktohen nga grupe me interesa të veçanta.
Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter ka reaguar ndaj deklaratës anti-iraniane të Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit dhe tha: Kombi iranian kurrë nuk do t’u nënshtrohet presioneve dhe kërcënimeve të Amerikës. Irani duke mos i kushtuar rëndësi kërcënimeve të Amerikës, do të vazhdojë përpjekjet dhe bashkëpunimin me partnerët e tij për të çuar përpara marrëveshjen bërthamore, pas largimit të Amerikës. Sekretari amerikan i shtetit Pompeo me një deklaratë të mbushur me akuza të pabaza ka folur për strategjinë e re të politikës së jashtme të Uashingtonit pas largimit nga marrëveshja bërthamore dhe tha se Amerika pas këtij veprimi do të shtojë presione financiare dhe do të vendosë sanksione të pashoq kundër Iranit për të parandaluar influencën e Teheranit në rajonin dhe për të ndaluar programin bërthamor dhe raketor të Iranit. Donald Trump më 8 maj shpalli largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe ka premtuar kthimin e sanksioneve kundër Iranit, veprim që është kundërshtuar botërisht dhe nga aleatët evropianë të Amerikës.