Irani: Negociatat bërthamore nuk do të hapen sërish nën asnjë kusht
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i76160-irani_negociatat_bërthamore_nuk_do_të_hapen_sërish_nën_asnjë_kusht
Një zyrtar i lartë iranian deklaroi se qeveritë legjitime të Irakut dhe Sirisë kanë bërë thirrje për praninë këshilluese ushtarake të Iranit në vendet e tyre me qëllim që t'i ndihmojë ata të luftojnë terrorizmin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 22, 2018 15:20 Europe/Tirane
  • Irani: Negociatat bërthamore nuk do të hapen sërish nën asnjë kusht

Një zyrtar i lartë iranian deklaroi se qeveritë legjitime të Irakut dhe Sirisë kanë bërë thirrje për praninë këshilluese ushtarake të Iranit në vendet e tyre me qëllim që t'i ndihmojë ata të luftojnë terrorizmin.

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, admiral Ali Shamkhani i bëri komentet të martën pasi Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo tha të hënën se Irani duhet të largojë forcat e tij nga Siria. Shamkhani tha se bota konfirmon se Irani ka luajtur një rol udhëheqës në parandalimin e zgjerimit të ISIS në Irak, Siri, Liban dhe madje edhe në Evropë. "Zemërimi i SHBA dhe aleatëve të këtij vendi, të cilët ishin krijuesit dhe sponsorët kryesorë të terrorizmit takfirist dhe humbësit përfundimtarë të kësaj fushe beteje, është e kuptueshme," shtoi sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit. Ai theksoi se përpjekjet e "dëshpëruara" të SHBA për të kufizuar forcën e Republikës Islamike tregojnë dobësinë e Uashingtonit dhe është një tregues i qartë i fuqisë së Iranit në arenat e brendshme dhe të jashtme. Zyrtari i lartë iranian tha se e drejta e pasurimit të uraniumit e Republikës Islamike është njohur zyrtarisht në Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe shtoi: "Kjo dosje është mbyllur dhe negociatat bërthamore nuk do të hapen sërish nën asnjë kusht". Ai vuri në dukje se Presidenti i SHBA Donald Trump mori vendimin për të tërhequr Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore pasi ai imagjinonte se mund ti impononte kushtet e tij në Evropë dhe të fitonte mbështetjen e popullit amerikan, por as evropianët as vendee e tjera nuk e mbështetën atë.