Zarif mohon negociatat raketore dhe rajonale me Evropën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i76472-zarif_mohon_negociatat_raketore_dhe_rajonale_me_evropën
Ministri i jashtëm i Iranit, duke i mohuar bisedimet mbi fuqinë raketore dhe ndikimin rajonal të Iranit, shtoi se Bashkimi Evropian e ka mohuar këtë fakt, që në të vërtetë është një operacion psikologjik i regjimit sionist për t'i transmetuar të tjerëve këto lajme të rreme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 26, 2018 12:21 Europe/Tirane
  • Zarif mohon negociatat raketore dhe rajonale me Evropën

Ministri i jashtëm i Iranit, duke i mohuar bisedimet mbi fuqinë raketore dhe ndikimin rajonal të Iranit, shtoi se Bashkimi Evropian e ka mohuar këtë fakt, që në të vërtetë është një operacion psikologjik i regjimit sionist për t'i transmetuar të tjerëve këto lajme të rreme.

Zarif në një intervistë me agjencinë e lajmeve Tasnim, ka thënë: "Republika Islamike e Iranit ka theksuar në mënyrë të përsëritur se po negocion vetëm një zgjidhje paqësore dhe nuk bën asgjë jashtë kuadrit të marrëveshjes bërthamore. Duke ju referuar propozimeve të Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Kinës, Zarif theksoi: Republika Islamike e Iranit do t'i shqyrtojë këto propozime dhe do të vendosë për vazhdimin e marrëveshjes. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 8 maj, duke përsëritur akuzat e pabaza kundër Iranit, njoftoi tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore dhe vendosjen e sanksioneve bërthamore gjatë tre deri gjashtë muajve të ardhshëm. Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe Bashkimi Europian, si palë të marrëveshjes, përkrahin marrëveshjen ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të mërkurën në mbrëmje paraqiti kushtet e nevojshme për vazhdimin e marrëveshjes bërthamore me palët evropiane dhe tha: “Evropianët duhet të dërgojnë rezolutë kundër Amerikës në KS të OKB, duhet të zotohen se çështjen e programit raketor dhe pranisë rajonale të Iranit absolutisht nuk do ta paraqesin në asnjë mënyrë, të kundërshtojnë në veprim çfarëdo lloj sanksione të Amerikës kundër Iranit, duhet të garantojnë shitjen e naftës së Iranit në sasi që i nevojitet Iranit dhe bankat evropiane duhet të garantojnë kryerjen e transaksioneve bankare dhe shkëmbimeve tregtare të sektorit shtetëror dhe privat të Republikës Islamike të Iranit.